TIRANË- Për ngjarjen e të martës , ku u përplasën disa makina dhe pati edhe një konflikt fizik, janë shpallur në kërkim Eduart Koboçi dhe Zenel Trofin.
Ata kanë ndjekur me makinë njeri tjetrin ndërsa dyshohet se mes të rinjve ka pasur edhe përplasje me armë.
“Shpallen në kërkim shtetasit Eduart Koboci, 28 vjeç dhe Zenel Torofin 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër pallatit me shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor”, njofton policia.
Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar.
Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi Eduart Kobocit shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al

