Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri spanjoll uron Ramën: Shqiptarët mbështesin përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në BE

schedule22:03 - 13 Maj, 2025

schedule 22:03 - 13 Maj, 2025

Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në X, Sanchez shkruan:

“Urime Edi Rama, për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian”.

Por nuk ka vonuar as përgjigjja e kryesocialistit



“Me gjithë zemër, faleminderit vëllai im i dashur në këtë betejë. Çfarë privilegji të udhëheq Partinë Socialiste në Shqipëri në të njëjtën periudhë me udhëheqjen tënde mbresëlënëse në krye të PSOE-së dhe të Internacionales Socialiste, duke pasur gjithashtu mbështetjen tënde të çmuar në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian! Mirënjohje e përjetshme.” shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!