Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sula: Kreu i PD të japë dorëheqjen! Minxhozi: Berisha me Foltoren krijoi një bërthamë besnike, por shkatërroi partinë

schedule20:55 - 13 Maj, 2025

schedule 20:55 - 13 Maj, 2025

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Dashnor Sula u shpreh se kreu i PD Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen.

“Nëse Berisha nuk jep dorëheqjen, duhet në një ombrellë, të bëhen bashkë të gjithë, ku janë ku nuk janë”, tha Sula.

Ndërsa foli për partitë e reja, Sula u shpreh se duhet të kishin krijuar një frymë tjetër. Dhe se mesazhi i tij për ta ka qenë që të mos i ngjanin partive të vjetra.



“I kam thënë mundohuni të krijoni një frymë tjetër…”, u shpreh ai.

Në analizën e tij, në “Real Story”, analisti Skënder Minxhozi tha se rezultati i PD-ASHM në këto zgjedhje është shumë në rënie. Minxhozi u shpreh se Berisha krijoi një konfigurim të keq dhe se me krijimin e Foltores, krijoi një bërthamë besnike, por shkatërroi gjithë partinë.

“Sot PD-ASHM është 34.05, pra 11 e gjysmë rënie. Një rezultat që nuk e mendonte askush.  8 janari i 2022 është gjeneza. Aty keni filluar. Shpallja e Berishë non grata dhe ngrirja e tij nga ana e Lulzim Basha, tregoi se kjo parti jo vetëm u ça në dysh, edhe pse Basha kaloi në një garsoniere politike, u krijua hapësira që me rrëzimin e një pjesë të shtëpisë politike, që është e djathta, krijoi një konfigurim i ri mbi rrënojat e të djathtës zyrtare që çarje e krijoji me kacafytjen në janar 2022. Unë kam frikë se këta djemtë e rinj, një pjesë të madhe të vlerës së tyre e kishin tek dallimi nga partitë e vjetra.  Berisha mbeti i vetëm , u krijua një konfigurim i keq që me krijimin e Foltores krijoi një bërthamë besnike, por shkatërroi gjithë partinë”, tha Minxhozi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!