Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Votat e ardhura nga Greqia do numërohen”, Celibashi: Vendimi im ndihmoi procesin për të mos ngecur në debatin politik

schedule19:44 - 12 Maj, 2025

schedule 19:44 - 12 Maj, 2025

Në një konferencë për shtyp, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi komentoi numërimin e votave të Diasporës, veçanërisht votat që vijnë nga shteti grek.

Sipas Celibashit, vendimi ,sa i takon ankimimint që PS ka bërë ndaj kërkesës së PD në lidhje me rastin e votës së Greqisë, i takon KAS, ndërkohë vendimi i tij nuk ka lidhje me numërimin ose jo të votave. Më tej, Celibashi nuk preferoi të bënte komente mbi reagimet e eksponentëve politikë, si për shembull Taulant Ballës, dhe tha se vendimi i dhënë nga ai si komisioner e përmirësoi procesin.

“Është kompetencë e KAS, por dua të bëj të qartë që vendimi si komisioner që kam marrë nuk ka të bëj nëse duhen ose jo numëruar. Ishte një venduim që synonte të administronte procesin. Vetëm kaq kemi urdhëruar jo më shumë.

Nuk preferoj të bëj komente mbi komentet e çdo politikani. Ne do të vendosim në lidhje me procesin nga jashtë dhe me votat e Greqisë si dhe me votat e tjera. Nuk ka një vendim që ka përjashtuar, nuk ka një gjykim apo vlerësim mbi votat nga Greqia. Vendimi im ndihmoi procesin për të mos ngecur në debatin politik. Meqë njëra palë konteston këtë votim, kemi vazhduar me pjesën tjetër dhe do të vendosim për këtë proces.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!