Për kreu e KQZ Ilirjan Celibashi, lodhja e numëruesve është shkak për ritmin e ulët të numërimit të votës së diasporës.
“Ritmet janë të ulëta për shkak të performancës së grupeve të numërimit, janë të lodhur, ka prej tyre që janë 48 orë non stop. Meriton të merret në konsideratë thirrja për partitë për ndyshimin e grupeve. Është e pamundur ta përballojnë” tha ai, ndërsa tha se rezultati për votën e diasporës pritet të mësohet brenda kësaj jave.
“Brenda javës besoj do e përfundojmë, varet shumë se si partitë politike, që kanë të angazhuar njerëz do të organizojnë njerëz në këtë proces.” u shpreh Celibashi./abcnews.al

