Në ZAZ 43 ne Kavaje, shpërndarja e materialeve ka nisur rreth orës 15:30, ku pritet që ato pak materiale të shpërndahen.
Në 95 qendra votimi, janë mbi 62 mijë zgjedhës ku deri më tani nuk ka pasur asnjë incident. Në ZAZ nr 44, në Rrogozhinë në 56 qendra votimi janë shpërndarë të tëra materialet zgjedhore.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.
Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.
Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt.

