Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tymi i bardhë: E kemi Papën/ Konklava zgjedh në ditën e dytë kreun e ri të Kishës Katolike

schedule18:14 - 8 Maj, 2025

schedule 18:14 - 8 Maj, 2025

VATIKAN- Zgjidhet Papa i ri! Nga oxhaku i Kapelës Sikstine doli tym i bardhë disa minuta pas orës 18:00, që do të thotë se Konklava ka arritur dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë Papa Françeskun.

Papa e ri u zgjodh pas raundit të katërt të votimit.

Kujtojmë se ditën e djeshme dhe paraditen e kësaj të enjteje doli nga oxhaku, tym i zi, që nënkuptonte se kardinalët nuk arritën dot të zgjidhnin Papën e ri.

Sot ishte dita e dytë e Konklavës papnore, e cila është mbledhur brenda Kapelës Sikstine. 133 kardinalëve që kanë të drejtën e zgjedhjes nuk u  është lejuar komunikimi me botën e jashtme gjatë kësaj kohe.

Ende nuk dihet se cili është përzgjedhur si Papa i ri, i cili do të jetë pasardhës i Papa Françeskut që ndërroi jetën muajin e kaluar. Tani Papa i ri pritet që të dalë në ballkon në orët e ardhme.

Ai do të tregojë emrin e tij papnor dhe më pas Papa i ri do të flasë shkurt, ku do të thotë dhe një lutje. Kurorëzimi i tij zyrtar do të zhvillohet në ditët pas zgjedhjes së tij. Dy papët e fundit janë inauguruar në Sheshin e “Shën Pjetrit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!