Kryeministri Edi Rama thotë se më 16 maj, në Tiranë do të vijnë liderët e Europës.
Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se shumica e shqiptarëve e ndjejnë ndryshimin.
“Më 16 maj do të vijnë të gjithë udhëheqësit e kontinentit europian në Tiranë. Unë jam i pakënaqur për shumë gjëra dhe jam dhe ambicioz që të bëj gjërat më mirë. Shumica e shqiptarëve e ndjen ndryshimin. Shqiptarët sot nuk janë më njerëz që shihen si njerëz pa vlerë. Mos e votoni kënetën. Sot jemi popull që kemi me çfarë të krenohemi”, theksoi ai./abcnews.al


