Një aksident ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan, në vendin e njohur si Vidhas.
Mësohet në aksident janë përfshirë dy automjete. Drejtuesi i një prej automjeteve dhe bashkëshortja e tij kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
Aksidenti ka ndodhur në momentin kur njëri nga automjetet që kishte kryer një ndalesë për furnizim me karburant, ka tentuar të rikthehet në rrugën automobilistike.
Gjatë kësaj manovre, ai është përplasur me një tjetër automjet që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy automjetet kanë devijuar nga rruga, duke përfunduar jashtë saj, njëri mbi tjetrin. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer sigurimin e zonës dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të aksidentit.

