Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump përforcon sulmet ndaj Biden: “Shkatërroi Amerikën”

schedule18:42 - 30 Prill, 2025

schedule 18:42 - 30 Prill, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar kritikat ndaj presidentit Joe Biden, duke e akuzuar atë për dështime të mëdha në ekonomi dhe sigurinë kufitare. Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, Trump foli për një “fitore të madhe” në zgjedhje dhe theksoi arritjet e administratës së tij në kontrollin e kufirit dhe luftën kundër krimit.

“Fitoreja jonë bazohej në një kufi të fortë dhe në nxjerrjen e kriminelëve jashtë vendit tonë,” tha Trump para bashkëpunëtorëve të tij.

Duke komentuar të dhënat e fundit ekonomike, ai u përpoq të distancohej nga zhvillimet negative, duke thënë: “Dua të theksoj se kjo është puna e Bidenit, jo e Trumpit.”



Trump shtoi se ka qenë gjithmonë kundër politikave ekonomike të Bidenit, të cilat, sipas tij, “po e shkatërrojnë vendin në shumë mënyra.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!