Juristja Brizida Gjikondi komentoi fushatën elektorale, duke theksuar se nga sa është parë sipas saj, duket se ka një fushatë të valët, e zvarritur dhe pa emocion.
Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli edhe për figurën e Iris Luarasit, kandidate për deputete e PS, duke thënë se është një figurë me rëndësi dhe një figurë e bërë vetë, që ka arritje të saj.
“Në listën e PS te lista e sigurt e Tiranës janë tetë gra…Irisi është një figurë që është bërë vetë. Unë e kam thënë që gratë e PS janë produkte të Edi Ramës, pak janë që janë rritur vetë…Kanë qenë gjithmonë produkt i ambientit të partisë të institucioneve…”, tha Gjikondi.
Ndërsa nga ana e saj Iris Luarasi, kandidate për deputete e PS gjatë fjalës së saj u shpreh se fushata nuk është aspak e vakët dhe se kjo duket në terren. Gjithashtu u shpreh se beteja është e fortë, dhe se vendosesh përballë dy luftërave sidomos kur je në listë të hapur, siç nënvizoi Luarasi, një luftë se kush do të marrë më shumë vota dhe lufta tjetër me kundërshtarët.
“E kam ndjerë veten të mikëpritur, por ndoshta shumë prej tyre mendojnë që duhet të ishin në vendin e Irisit…E them që nuk kemi zënë 500 vende, një vend kemi zënë…Por do të thoja që fushata nuk është e vakët në terren…Sepse duke qenë një betejë e fortë edhe brenda llojit, ti ke dy luftëra kur je në listë të hapur, edhe se lufton kush do marrë më shumë vota, ke edhe një luftë me kundërshtarët. Për këtë arsye nuk mendoj që fushata është e vakët…Pasi do thoja që është një fushatë nga më të egrat…”, tha ajo.
/abcnews.al/

