Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Taulanda Jupi nga “Koalicioni Euroatlantik”: Garojmë me lista të hapura, PD-ja do shkojë në humbje të thellë

schedule20:17 - 23 Prill, 2025

schedule 20:17 - 23 Prill, 2025

TIRANË- Kandidatja e “Koalicionit Euroatlantik”, Taulanda Jupi, e ftuar në “Real Story” tha se ndryshe nga partitë e tjera kanë flakur listën e mbyllur të prodhuar nga kompromisi Rama-Berisha dhe po garojnë në listë të hapur për zgjedhjet e 11 majit.

Ajo theksoi se Partia Demokratike nuk është në terren dhe kjo Jaupi do t’i japë kësaj partie një humbje të thellë.

“Lista e hapura duhet të ishte një kërkesë, e cila duhet të ishte plotësuar për qytetarët shqiptarë.

Koalicioni euroatlantik dhe Lëvizja djathtas janë dy lëvizja politike e kanë kaluar këtë ngërç duke dalë në listën e hapur. Rama dhe Berisha janë aksionarët kryesorë të këtij sistemi zgjedhor.

PD nuk e shikojmë gjëkundi. Ata që janë në listë të mbyllur e dinë që do dalin dhe nuk punojnë fare, ata që janë në listë të hapur e dinë që nuk do dalin dhe nuk punojnë fare.

Kjo të jeni të bindur se do ta çojë PD në një humbje të paimagjinueshme, sepse vetëm për fitoren nuk kanë guximin për të folur”, tha ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!