VIDEO | Provokim i ulët, tifozi i City tallen me tragjedinë e United

schedule15:12 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 15:12 - 8 Dhjetor, 2019

Në derbin e djeshëm mes dy ekipeve të Manchesterit, tifozët e Cityt nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Humbja 1-2 në shtëpi nga rivalët e United apo edhe distancimi me pikë nga Liverpooli i Klopp, solli irritimin e tifozëve në shkallët e ‘Etihad Stadium’.

Fillimisht sulmi ndaj mesfushorit Fred gjatë një goditje këndi, ku braziliani u godit me shishe uji apo dhe me një seri çakmakësh. Sikur të mos mjaftonte kjo, një tifoz i Cityt është kapur nga kamerat duke iu drejtuar tifozëve të United me një veprim aspak të hijshëm.

Tifozi në fjalë ka hapur duart në formë avioni, duku iu kujtuar ‘djajve të kuq’ tragjedinë e Mynihut. 23 persona humbën jetën në atë katastrofë ajrore në 6 shkurt 1958. Ky veprim cilësohet si provokim i hapur dhe klubi i United pritet të marrë masat e nevojshme. Gjithashtu policia po heton sjelljet raciste ndaj Fred dhe pritet shumë shpejt të identifikojë autorët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!