Forbes ka renditur shqiptaren Mihane Sadiku, si sipërmarrëse profesiniste.
Në “ABC e Mëngjesit”, Sadiku u shpreh se prej vitit 2014, është marrë me tregun imobiliar në Bodrum të Turqisë.
“Kam arritur të renditem e para në rrethin ku punoj. Këtë biznes e kam filluar para 10 vitesh. Së pari, nuk kam pasur njohuri rreth saj, është dashur të mësoj nga fillimi. Kam filluar me pronat e mia, më pas me qiradhënie të pronarëve të tjerë. Përmes kësaj, kam arritur të bëj njohuri dhe jam certifikuar si agjente imobiliare në Turqi. Pjesa e suksesit është të ngrihesh nga dështimi. Në secilin biznes ka më shumë dështime, e rëndësishme është të vazhdohet. Qiradhënie është më shumë, ka më shumë volum gjatë sezonit veror. Blerja e shtëpive në Bodrum, është luksoze”, theksoi ai./abcnews.al


