Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasen dy automjete te ‘Ura e Kardhiqit’, lëndohen katër persona

schedule14:24 - 21 Prill, 2025

schedule 14:24 - 21 Prill, 2025

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë, katër persona kanë mbetur të lënduar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë” në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen angeleze, K. M., 40 vjeçe, dhe automjeti me drejtues shtetasin R. M., 63 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi R. M., dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.”



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!