Pas takimit me gratë dhe vajzat socialiste, kryeministri Rama u ndal në një takim me të rinjtë në Spille.
Me batutë, por i bindur Rama tha se PS nuk merr më pak se 71 mandate, madje edhe nëse llogarit bëhen sipas matematikës së Lulit.
“Edhe po e përsëris dhe njëherë edhe sikur bota të përmbyset ne nuk marrim më pak se 71 mandate. Nuk është votë për të marrë 71 mandate, se ne 71 nuk diskutohet që do i marrim, është votë për integrimin e vendit. Edhe Luli po të futet me matematikën e vet, PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate. Nuk e prish dot llogarinë.”
/ abcnews.al

