Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ikën Ancelotti, vjen Alonso/ Real nis revolucionin pas dështimit në Champions League

schedule12:45 - 18 Prill, 2025

schedule 12:45 - 18 Prill, 2025

Eliminimi nga Champions ka vulosur fatin e Karlo Ancelotit në pankinën e Real Madrid. Në Spanjë, askush nuk ka dyshime. Tekniku do të largohet në fund të sezonit, ndërsa klubi madrilen ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat iberike, italianin nuk e shpëton as titulli kampion në La Liga, për të cilin duhet të përmbysë kreun e renditjes, që aktualisht I përket Barcelonës.

Për të dalë nga kaosi, që ka përfshirë Realin e Madridit, klubi ka përshpejtuar projektin e tij për sezonin e ardhshëm.



Në pankinë do të ulet Xabi Alonso. Ish mesfushori është I përzgjedhur i Florentino Perez, madje palët kanë arritur edhe një marrëveshje paraprake.

Gjithçka do të finalizohet në fund të zeonit, kur Xabi Alonso të mbyllë aventurën e tij me Bayer Leverkusen.

Me të në drejtim do të nisë edhe një spastrim në skuadër. Po ashtu, pritet një merkato e rëndësishme në verë, ndërsa afrimi I parë do të jetrë ai i Trent Alexander Arnold./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!