Kryeministri Rama në një takim me të rinjtë dhe votuesit për herë të parë të njësisë 1,2 dhe 3 në kryeqytet tha se nuk mund të jetë normale një alternativë politike e cila thotë që Shqipërinë do ta bëj madhështore. Sipas tij, të rinjtë janë me këmishë sepse votën e parë për PS do ta kenë takim me historinë dhe do të marrin gjithashtu edhe pasaportën evropiane.
“Mund të jetë normale një alternativë që nuk ka turp të thotë do bëjmë Shqipërinë madhështore. Si do ta bëjë madhështore? Shqipërinë nuk kemi nevojë ta bëjëm madhështore, imagjino t’I thuahs një të huaji.
Ne vendin do ta bëjmë anëtare të BE, kaq se pastaj gjëja bëhet më qesharake do bëjmë Peqinin madhështor, Sharrën madhështore, komplet qesharake. Ne na duhet të jemi të bashkuar të shohim drejtë dhe të mbyllim negociatat e anëtarësimit. Ju keni lindur me këmishë se votimin e parë e keni takim me historinë, merrni dhe një pasaportë.”
/ abcnews.al

