Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se seanca e rradhës do të mbahet brenda 48 orësh dhe nuk do të rinis nga fillimi, por do të vazhdojë aty ku u ndërpre dhe do të verifikohen mandatet. Sipas tij, deri më tani nuk ka ende transparencë nga anëtarët e kabinetit për ndonjë akt dorëheqje, por pritet të shihet në seancën e nesërme.
“Presidentja me përgjigjen e saj e bëri të qartë se cilat hapa duhet të ndërmerren dhe si është procedura për të vazhduar seancën e ndërprerë. Përgjigja e saj ishte në saj të kompetenca që ka dhe i bëri thirrje përfaqësuesit të seancës të vazhdohet seanca e ndërprerë.
Në aspekt teknik nuk ka nevojë të nis seanca nga zero, anëtarët e komisionit mjafton të mblidhen sërish të hapet seanca do të rishqyrtojnë raportin mbi verifikimin e mandateve. Një grup i caktuar që mbajnë poste në qeveri duhet të japin dorëheqjen, unë besoj se nesër mblidhet seanca e rradhës.
Formalisht ende nuk kemi ende nëse është dhënë dorëheqje nga rradhët e qeverisë. Aktualisht ende është e paqartë dhe nuk kemi transparencë nga ana e anëtarëve të kabinetit, ndonëse një letër e Kurtit ishte një njoftim sesa akt dorëheqje sepse juridikisht nuk përmban ato që kishte shkruar. Unë vlerësoj se këto letrat e dorëheqjes duhet të jenë të qarta dhe të perifrazojnë se nga momenti që japin dorëheqjen nga pozicionet e tyre e mbajnë zëvendësat dhe nuk lihet as vakum institucional dhe i hapet rruga që të njëjtit të kenë mandat të legjitimuar.
Rregullorja e punës së kuvendit nuk është se përmban afate deri në sa herë rradhazi konsumohet e drejta e këtij grupi për tu votuar raporti i komisionit për verifikim mandatesh. Në cdo ndërprerje të seancës parashikohet të vijohet brenda 48 orësh.”,tha Bugaqku.
/ abcnews.al

