Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas lokalin që administronte e kishte kthyer në strehë të vënies së basteve sportive.
“Si rezultat i kontrolleve sistematike dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë konstatuar se në një lokal në fshatin Daijas, viheshin baste sportive, me celular Për këtë rast u arrestua në flagrancë, administratori i lokalit, shtetasi Sh. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, njoftoi policia.