Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Berisha ecën me hapin e… moshës/ Fushata, kreu i PD sfidë me kujtesën dhe harresën

schedule19:35 - 15 Prill, 2025

schedule 19:35 - 15 Prill, 2025

“Opozita të veshë opingat …”

Ilir Vrenozi, mbështetësi simbol i rezistencës së demokratëve, dha alarmin në televizionit e familjes Berisha. Dhe Berisha e dëgjoi…

Doktori hoqi kravatën dhe doli për një xhiro të gjatë në tregun industrial të Tiranës. Dhe aty mori shumë urime. Jo për fitoren, por për moshën.



“Respekte për moshën tuaj!” “Të na rrosh sa malet!” “Shëndet!” “Jetë të gjatë doktor!”

Në rrugicat e tregut, doktori gjeti edhe një ish-kolegen e tij infermiere pensioniste, e cila kishte dalë në pension.

Berisha:“Mbahesh?”

Ish-kolegia:“Mbahem”

Berisha:“Pension?”

Ish-kolegia:“Po, 270 mijë lekë e kam”

Berisha:“Mirë, do ta rrisim 20%”

Urimet për moshën duket se i pëlqyen, sidomos kur femijët, që nuk e mbajnë mend as si president, as si kryeminister, kërkonin foto me të.

“Hajdeni te gjyshi, të bëjmë foto! Hajdeni!”

Por Berisha u kujtoi shitësve se s’kishte dalë  për foto, por për tu shpjeguar programin. Packa se ndonjëherë, e ngartërronte dhe vete.

“Do çojmë tavanin 180 mijë euro per biznes, me taksa, pa taksa dmth”

“Çmimi i ujit, do pjestohet me dy, do ulet dy herë. Do ua dyfi… do ua ulim”

“Energjia, do shkojë 60 lekë, do e çojmë sa ishte 6 lekë”

“Këto janë para, që do ua marrim, më fal do ua japim”

“Qytetarët paguajnë 41 mije euro nga xhepi për shendetësinë” “47 mijë doktor”

Por doktori është me fat. Atëherë kur u duk se ngatërresa ju bë e madhe, e shpëtoi zilja.

 “Aaaa, e sheh, e ke lexuar”

“Jam me doktorin, a dëgjon”

“Të fala bëju”

Por disa shitës nuk ishin edhe aq entuziastë për praninë e kreut të Shqipërisë Madhështore, pranë tezgave të tyre, edhe pse doktori u premtonte faljen e gjitha gjobave.

“Po hë mor burr, se kam siklet të dal në kamera”

 “Hiqeni kamerën, ta takoj pak pa kamera”

 “Jo, unë e mbaj fjalën, absolutisht, e dini ju, mbaj premtimet”.

 “ Do ua falim gjithë gjobat”

Sot, njerëzit duan më shumë se thjesht heqje gjobash. Ata duan vetëm drejtësi. Por sot, ditën kur gjykata vendos për të hetuar korrupsionin e tij te ish partizani, Sali Berisha nuk ndihej edhe aq komod për të folur për këtë temë.

“Doktor drejtësi duam” “E vërtetë korrupsion është problem, po gërryen vendin”

Rrugëtimi i gjatë i Berishës te tregu i Tiranës rezultoi një fund i lodhshëm për të.

 “Dhe unë ju ftoj, të votoni më 9… më fal më 11 maj”

Por Sali Berisha nuk dorezohet lehte. Ndërsa bridhte në treg, doktori humbi edhe sensin e orës. Stafi i kërkoi të mbyllë ecjen, prej axhendës.

“Doktor, më 12 e 30 ke deklaratë”

“Aha, shtyjeni, shtyjeni”

Në fund, si qershia mbi tortë, i erdhi një urim nga një socialiste e re. Hyrjen për në treg doktori e gjeti lehtë, por daljen jo. Shëtitja e tij, ia vlejti, për të takuar disa njerëz, ndonëse është vështirë të thuash sesa u vlejti njerëzve vetë. Por me ecejaket e tij, të paktën këtë të martë, mund t’i ketë kompensuar 10 mijë hapat e tij. Jo në majë të ballkonit, por rrugëve të Tiranes.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!