Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Paris SG, me “fiksimin” Champions/ Kampionët e Francës synojnë sonte gjysmëfinalen

schedule12:43 - 15 Prill, 2025

schedule 12:43 - 15 Prill, 2025

Me shumë mundësi ky gol do të ketë vendosur. Nunjo Mendes, me goditjen në minutën e dytë shtesë, I dha Paris SG epërsinë 3-1 në duelin çerekfinale ndaj Aston Vilës. Edhe pse asgjë nuk ka përfunduar, sërish ekziston përshtypja se skuadra e trajnerit Luis Enrike është tashmë në gjysmëfinale.

E tillë diferenca në potencial, përvojë dhe stil loje mes dy ekipeve. Kampionia e sapokurorëzuar e Francës është padyshim e shlodhur, pasi ndeshja e fundjavës në fushën e Nantës u shty me kërkesë të parizienëve. Për më tepër forma është shumë e mirë, me 7 fitore radhazi dhe 17 suksese në 18 ndeshjet e fundit.

PSG nuk ka mungesa të rëndësishme, kapiteni Markinjos kthehet nga pezullimi, ndërsa Luis Enrike bën një paralajmërim.



“Një nga gjërat më madhështore e një konkurrimi të tillë është që ka një ndryshim thuajse total mes ndeshjeve të para dhe atyre të kthimit. Ka një rezultat për t’u ndryshuar, dhe dy ekipet edhe mund të mos kenë të njëjtën formë. Gjithsesi, synimet tona janë të qarta. Të përmballojmë sfidën që do të na japë Aston Vila dhe të fitojmë ndeshjen”.

Ish-kampionia e Europës e vitit 1982 padyshim që nuk ka shumë presion mbi vete, dhe kjo mund ta ndihmojë.

Markus Rashford pritet sërish titullar dhe lider në sulm, Asensio rivalizon me Ramsejn për një vend në formacion, ndërsa Bejli është I dëmtuar, dhe Andres Garsia e Malen nuk janë të regjistruar në Champions. Trajneri Unai Emeri pyetet sesi pritet të luajë Aston Vila.

“Natyrisht, duhet të mendohemi mirë sesi do ta luajmë këtë ndeshje. Ne deshëm të merrnim një rezultat të mirë në ndeshjen e parë, por ka një ndryshim jo edhe aq të vogël mes shifrave 2-1 apo 3-1. Jo edhe aq shumë, gjithsesi. Megjithatë, ne duhet të përmbysim rezultatin dhe na duhen tre gola diferencë”.

Me lojtarë si Kvarackelia, Dembele apo Due në fazën sulmuese, PSG shpreson të vazhdojë udhëtimin drejt ëndrrës, fitores së Championsit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!