Tërmeti mësim për të gjithë, bashkia e Gjirokastrës vihet në lëvizje

schedule14:09 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 14:09 - 7 Dhjetor, 2019

Edhe në qytetet e paprekura nga tërmeti nga ka nisur puna për të verifikuar ndërtimet. Në Gjirokastër janë mbledhur përfaqësues të pushtetit vendor, ndërtues dhe ekspertë. Në takim dolën në pah zonat me ndërtime shumë të vjetra dhe jo cilësore. Ndërsa kryebashkiaku Golemi ju kërkoi ndërtuesve që brenda këtij të dorëzojnë akt-inspektimet çdo ndërtim.

“Frika ruan vreshtin” është fabula aktuale që tashmë ka vënë në lëvizje dhe institucionet e Gjirokastrës. Në prefekturën u mblodhën ndërtues, inxhinierë dhe gjeologë.

Kryebashkiaku Flamur Golemi ju foli hapur të gjithëve dhe ju kërkoi që të nisin inspektimet për sigurinë e banesave.

“Kjo është një këmbanë alarmi për të gjithë edhe ne si bashki, duhet një akt konstatimi për cdo objekt. Brenda muajit dhjetor ne duam një raport, për cdo objekt që ju jeni incvestitorë. Do të çojmë edhe ne grupet tona”, tha Golemi.

Edhe Prefekti Aliaj tha se është emergjente të garantohen ndërtesat. Ndërsa gjeologu Çano Nora theksoi se tërmeti I fundit ishte një test për të gjitha qeveritë pasi nxorri në pah të gjitha abuzimet që kanë kryer ndërtuesit. Ai renditi dhe zonat më problematike në Gjirokastër.

“Zonat më problematike në Gjirokastër janë ndërtimet në zonat muzelale, mund të shemben nga momenti në moment nga një erë dhe jo nga lëkundjet e tërmetit.

Tërmeti I 26 nëntorit ka tronditur gjithë vendit. Që historia të mos përsëritet edhe në zonat që nuk janë prekur ka nisur puna për të vlerësuar sigurinë e godinave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!