Qindra automjete të tonazhit të rënde dhe transportit të mallrave, prej mëngjesit të sotëm qendrojnë në radhë për të kaluar kufirin drejt Kosovës.
Shkak i vonesave është bëre rënia e sistemit doganor të Kosovës. Drejtuesit e mjeteve shprehen të revoltuar duke theksuar se ky nuk është rasti i parë, por tashmë raste të tilla janë kthyer të shpeshta e veçanerisht gjatë fundjavave, duke shkaktuar jo vetëm vonesa e kaos por edhe rëndesë ekonomike për bizneset që ushtrojnë veprimtari te dyanshme.
Mes Shqiperise e Kosoves ka një rritje të konsiderueshme shkëmbimesh tregetare, veçanërisht pas implementimit nga ana e Kosovës të taksës 100 % për mallrat serbe, por marrëveshjet ndërkufitare dhe unifikimi doganor ende spo japin frytet e pritshme duke lënë në fuqi barriera të panevojshme./abcnews.al