Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria turistike/ Çerenishti: Këtë vit presim turistë nga Izraeli, formalizimi i industrisë së turizmit shumë i rëndësishëm

schedule14:40 - 11 Prill, 2025

schedule 14:40 - 11 Prill, 2025

Fatos Çerenishti tha për ‘Money Report’ se këtë sezon turistik pritet të vijnë turistë nga Izraeli ndërkohë që turistët ‘besnik’ kanë qenë italianë, gjermanë, skandinavë dhe spanjollë.

Ndërkohë, Çerenishti u shpreh se formalizimi i industrisë së turizmit është i rëndësishme.

“Turistë bazë kanë qene italianë, gjermanë, skandinavë, vjet u shtuan spanjollët ndërsa këtë vit do të kemi shumë turistë izraelitë.

Anglezët ende nuk kanë mbërritur po negociojmë, dihet që ata janë turistë që kanë sezon edhe më të gjatë, vitin tjetër mund t’i kemi prezent. Mendoj që do të ketë të njejtin trend si vitin e kaluar në numrin e turistëve.

Sipas INSTAT vetëm 18 për qind e turistëve flenë nëpër hotele, por e rëndësishme është që ne i kemi prezent. Ekonominë në hoteleri, formalizimi po vjen vit pas viti, para 10 vitesh punonim me libra dhe futja e digjitalizmit do të tregojë shifrat reale.

Për 2026 janë shumë optimistë dhe do të jetë dicka shumë e mirë. Industria e turizmit po formalizohet, pasi kompanitë evropiane nuk e konceptojnë dot që ne të punojmë me shifra në tavolinë. Futja e teknologjisë së re do të jetë dicka shumë pozitive.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!