Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘SHBA ka humbur pa kthim seriozitetin’/ Meka: Ekonomia globale nuk do të lehtësohet. Çmimet, rritje me 10 për qind

schedule14:28 - 10 Prill, 2025

schedule 14:28 - 10 Prill, 2025

Trump ‘hoqi dorë’ nga tarifat e vendosura ndaj shteteve, por ndërkohë Kina vazhdon të ketë kufizimet në fuqi. Eksperti i cështjeve financiare Elvin Meka u shpreh se bota nuk është ende gati për tarifat 10 për qind të cilat janë në fuqi aktualisht dhe sipas tij do të kemi një rritje të cmimeve. Meka vijoi më tej duke thënë se ekonomia globale nuk do të ketë ndonjë lehtësim, dhe sa i takon SHBA sipas tij i humbi serioziteti dhe se administrata po mban qëndrime qesharake.

“Administrata ka arritur një fitore të pjesshmë. Bota nuk kishte ende gati për 10 për qindshin. Me prezantimin e tarifave ekstreme në datën 2 prill dhe lënia e një afati prej një jave, befas dje u shpall një shtyrje me 90 ditë. Këtu nuk ka skenare konspiracioni, por ka një lloj pragmatizmi ekstrem që bën që në momentin që shpall nivele tarifash dhe tërhiqet, mbeten tarfia 10 për qind për të gjithë tregtinë globale.

Krahasuar me nivelet ekstreme mbi 100 për qind, 10 për qind duket shumë herë më i vogël, por nuk është pak. Do të kemi menjëherë rritje 10 për qind të cmimeve, është e rëndë. Ekonomia globale nuk është se do të përjetojë ndonjë lehtësim.

Nuk jemi në konceptin e seriozitetit, këtu bëhet fjalë për një administratë me qëndrime qesharake. SHBA ka humbur pa kthim seriozitetin e të qenurit një partnerë i qëndrueshëm. Është një dëm i pariparueshëm i SHBA si aktori më i madh global që nxiti globalizimin dhe u investua kaq vite për një ekonomi të hapur globale.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!