Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çështja është serioze”, Zelensky flet numrin e kinezëve që po luftojnë për Rusinë në Ukrainë

schedule11:33 - 10 Prill, 2025

schedule 11:33 - 10 Prill, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se të paktën 155 shtetas kinezë po luftojnë për Rusinë në luftën e saj në Ukrainë.

Komentet e tij vijnë pasi dy luftëtarë kinezë u kapën në fillim të kësaj jave – duke shënuar akuzën e parë zyrtare të Kievit se Kina po furnizonte Rusinë me “fuqi njerëzore”, përcjell Telegrafi.

Duke folur me gazetarët të mërkurën, Zelensky përsëriti pretendimin e tij se ka “shumë më shumë” shtetas kinezë të përfshirë në konflikt, bazuar në informacionin e mbledhur nga qeveria e tij.



Kina ka mohuar më parë se shumë nga qytetarët e saj po luftojnë për Rusinë, duke thënë se pretendimi “nuk ka bazë në fakte”.

Pekini ende nuk i është përgjigjur pretendimeve të fundit të Zelenskyt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!