Tarifat Trump do të prekin vendin tonë me 10 për qind, ndërkohë eksportet më të mëdha lidhen me bimët medicinale. Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj u shpreh se vendi ynë ende nuk ka dalë me një deklaratë politike dhe se ose do të rrisin cmimin e produktit ose do të gjenden produkte alternative dhe tregje te reja.
“Ne nuk e kemi një treg të synuar dhe të fortë atë me SHBA për shkak edhe të largësisë. Kjo lidhet edhe me produktet që eksportojmë. Është normale që në të tilla raste ka dhe një analizë se cfarë do të bëjmë dhe a do të vijojmë ta eksportojmë, a do t’ia transportojmë klientit këtë rritje.
Nuk është kaq e thjeshtë që të gjesh një treg të ri, nëse këto kompani do ta kishin të lehtë të hynin në një treg të ri do të kishin hyrë. Nëse një produkti i rritet kostoja ose do e shesësh më shtrenjtë ose do gjesh një produkt alternativ. Ne do shoim nëse ky treg ka vërtet domosdoshmëri për produktin tonë sa do paguaj 10 për qind më tepër. Do shohim a ka vende të tjera që janë të interesuara për këtë produkt dhe kërkon një investim të ri jo vetëm financiar por edhe në burime njerëzore. Nuk kemi ende një vendimarrje politike dhe një deklarim politik, kemi një deklarim nga ana e prodhuesit.”
/ abcnews.al

