Bashkim Fino jep dorëheqjen nga funksioni i sekretarit organizativ të Partisë Socialiste. Në një status në rrjetet sociale Fino sqaron se pavarësisht se nuk është i detyruar ligjërisht, ai ia paraqiti dorëheqjen e tij kryetarit të Partisë Socialiste dhe sekretarit të përgjithshëm. Ky akt shpjegon-deputeti socialist- vjen me qëllim për të evituar çdo paragjykim për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit të tij për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit./abcnews.al
Bashkim Fino dorëhiqet nga posti i sekretarit organizativ të PS
schedule16:41 - 15 Janar, 2018
schedule 16:41 - 15 Janar, 2018