Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tarifat Trump përplasin Osmanin me Kurtin/ Syla: Pretekst, raportet e tyre ishin jo të mira. Njëri-tjetrin nuk e shohin partner politik

schedule17:20 - 4 Prill, 2025

schedule 17:20 - 4 Prill, 2025

Donat Syla, -ish drejtor informacioni në RTK thotë se tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump janë thjesht një pretekst për përplasjen mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani, pasi raporti i tyre nuk ka qenë i mirë.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Syla u shpreh se Kurti dhe Osmani, nuk e shohin njëri-tjetrin partner politik.

“Situata e fundit ka qenë pretekst, raporti i tyre nuk ka qenë i mirë. Me kalimin e kohës, me shkak se njëri-tjetrin nuke  shohin partner politik. Kryeminsitri Kurti, si përfaqësuesi i partisë më të madhe, nuk e sheh më partner potencial për tas kandiduar si presidente. Ne si shqitpare të Kosovës, duke pasur parasush, sSHBA si sponsorizues të pavarësisë së Kosovës, ne nuk duhet të diskutonim asnjë herë. Është e vështirë për të parashikuar hapat e ardhshme, por dihet që LVV nuk ka shumicën e nevojshme. Skena politike kosovare duket më e konsoliduar sot. LVV i nevojiten 3 mandate, por në bazë të zhvillimeve aktuale, edhe partitë minoritare jo serbe, kanë edhe kushtet e tyre. Kryeministri Kurti, përmes levave të tij, përpiqet sa më shumë ta dëmtojë presidenten Osmani”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!