Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dosja Partizani”, zvarritet nisja e gjykimit/ Gjikondi: Shtyrja e tejzgjatur. Berisha “kamikaz” i vetes së tij

schedule13:27 - 4 Prill, 2025

schedule 13:27 - 4 Prill, 2025

Juristja Brizida Gjikondi, komentoi në “News Line” në ABC News “Dosjen Partizani” dhe vendim e fundit për shtyrjen e seancës paraprake të ish-kryeministri Sali Berisha. Seancë e cila u shty për t’u mbajtur më 11 prill.

Gjatë intervistës, Gjikondi u shpreh se  është një shtyrje e tejzgjatur, dhe se sipas saj i gjithë qëllimi ka të bëjë me faktin se nuk duan të përballen me drejtësinë.

“Prej 5 muajsh po shtyjnë procesin. Është e turpshme për familjen Malltezi. Gjyqi është lënë në 11 prill ditën që hapet fushata zgjedhore. Dhe tashmë do ta bëjnë gjithmonë si një goditje politike. Dhe besoj se çdo gjë e kanë bërë për të mashtruar shqiptarët. Pasi nëse do të ishin në paqe më veten, nuk kishin përse të përdornin këto shtyrje. Unë mendoj që ata nuk duan të përballen me realitetin dhe pasojat e abuzimit të tyre me pasurinë kombëtare. Berisha nuk besoj se i bën përshtypje, ai tani është kamikaz i vetes së tij.

Gjkondi komentoi edhe rrëzimin e kërkesës së Berishës, nga Gjykata e Lartë, për përjashtimin e gjyqtarëve të rekursit

“Janë truke për të zvarritur gjërat, me shpresën se do ta çojë çështjen në Strasburg. Dhe me qëllimin të gjejë sebepe për të kthyer pas procesin. Përdor hile të vogla që duhet të ishin në nivele të një personi që përfaqëson opozitën shqiptare”, tha ajo.

Më tej nënvizoi se ish-kryeministri Sali Berisha kërkon t’i shmanget ballafaqimit me drejtësinë dhe të vërtetat e tij.

“Pres që drejtësia shqiptarë të konfirmojë me dosje dhe ti shkohet deri në fund gjykimit, jo vetëm Berishës, por çdo persona”, u shpreh më tej ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!