Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria “zbret” në FIFA/ Kombëtarja kuqezi humbet një vend në klasifikimin botëror

schedule12:34 - 3 Prill, 2025

schedule 12:34 - 3 Prill, 2025

Shqipëria ka zbritur një vend në renditjen e FIFA, pas dy sfidave të para të vitit 2025 kundër Anglisë dhe Andorrës në eliminatoret e Kupës së Botës.

Kuqezinjtë u mundën 2-0 në “Uembli” dhe fituan 3-0 në “Arenën Kombëtare”, ndërsa këto rezultate janë pasqyruar në përditësimin e klasifikimit botëror, ku kuqezinjtë mbajnë vendin e 66-të.

Shqipëria e mbylli vitin e shkuar një pozicion më lartë, ndërsa renditjen më të mirë e shënoi në tetor të vitit 2023, kur mbante vendin e 59-të.

Krejt I ndryshëm është diskutimi për Kosovën, që vazhdon ngjitjen e saj në renditjen e FIFA.

“Dardanët” shënojnë arritjen më të madhe në historinë e tyre, ndërsa në përditësimin e parë të vitit 2025 janë ngjitur në vendin e 97 të klasifikimit të përgjithshëm botëror.

Ky sukses vjen pas dy fitoreve kundër Islandës në sfidat e play-off në Ligën e Kombeve, ku Kosova do të luajë në Ligën B në edicionin e ardhshëm të këtij turneu.

Renditja e FIFA vazhdon të kryesohet nga Argjentina, kampione e botës në fuqi, ndërsa në vendin e dytë është ngjitur Spanja, që ka kaluar Francën.

Sa i përket rivalëve të Shqipërisë në grupin eliminator të “Botërorit 2026”, Anglia mban vendin e katërt, ndërsa Serbia është ngjitur me një pozicion dhe renditet e 31-ta në botë. Ndërkohë, shumë poshtë në klasifikim janë Letonia dhe Androrra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!