Belgjika është një nga favoritet kryesore për fitimin e Europianit. Roberto Martinez ka në duar një brez fantastik që është pjekur dhe ndodhet në kulm të formës. Sidomos Eden Hazard, i cili u transferua në verë te Real Madrid.
Spanjolli i stolit të “Djajve të Kuq” flet për yllin e kombëtares së tij në një prononcim për Cadena Ser. Martinez beson se Hazard do ia dalë të fitojë “Topin e Artë”, teksa e krahason atë me Michael Jordan, legjendën e basketbollit botëror.
“Eden Hazard mund të fitojë ‘Topin e Artë’ në të ardhmen. Paraqitjet e tij janë në nivelin për të fituar këtë çmim. Gjithmonë e ka shfaqur potencialin e tij. E ka bërë në Francë dhe te Chelsea. Hazard është një lojtar i pasit të fundit. Le të themi që është si Michael Jordan, Eden është Jordan i futbollit“. /abcnews.al