Ideja e fundit për stolin e Milanit, e zbulojnë në Francë

schedule17:51 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 17:51 - 6 Dhjetor, 2019

Objektivi i Milanit është kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm. Stefano Pioli e ka në dorë fatin e tij. Nëse rikthen kuqezinjtë në skenën europiane do të vijojë të jetë trajner, përndryshe aventura e tij me Milanin do të marrë fund.

Drejtuesit e “Djallit” kanë një emër në mendje për sezonin e ardhshëm. L’Equipe raporton se Milani pëlqen shumë Paulo Sousen. Portugezi mori drejtimin e Bordeaux marsin e kaluar dhe po bën një punë shumë të mirë.

Bordeaux renditet përkohësisht në vend të tretë dhe ëndërron kualifikimin në Champions League. 49-vjeçari, i cili është aktivizuar si futbollist me Juventusin, Interin dhe Borussia Dortmund, ka një eksperiencë të madhe, teksa në Serie A ka drejtuar ekipin e Fiorentinës. /abcnews.al

Paulo Sousa