Ndizen në New York dritat e pemës më të famshme të Krishtlindjeve në botë

schedule12:52 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 12:52 - 6 Dhjetor, 2019

Në New York është ndezur pema gjigante e Krishtlindjeve.

Momenti më i shumëpritur për njujorkezët ka ardhur: me 23 metrat e lartësisë dhe 50 mijë qirinjtë, është ndezur pema e krishtlindjeve në qendrën Rockfeller.

Është pikërisht ky moment që ka shënuar nisjen e festimeve të krishtlindjeve në qytetin që nuk fle asnjëherë. Një bredh me shumë drita, 23 metra lartësi, i zbukuruar me 50 mijë qirij dhe një yll të madh në majë, shkëlqen përballë qendrës së Rokfeler në New York.

Këtë vit pema e Krishtlindjeve më e famshme në botë është dhuruar nga një zonjë nga New Yersi e cila e kishte blerë kur ishte ende e vogël, shumë vjet më parë në Florida. Miss Shults, është ky emri i gruas, ishte shumë krenare dhe që atëherë parashikoi gjithcka: Thoja gjithnjë që kjo pemë një ditë do të përfundonte në qendrën Rokfeler./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!