Përpjekjet për shkarkim, ironizon Trump: Republikanët më të bashkuar se kurrë

schedule12:17 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 12:17 - 6 Dhjetor, 2019

“Demokratët amerikanë, dembelët dhe ekstremistët e majtë, deklaruan se do të përpiqen të më akuzojnë për asgjë.” Është kjo deklarata më e fundit e Donald Trump, i cili theksoi se procedure për shkarkimin e tij do  të përdoret si rutinë për të sulmuar dhe presidentët e ardhshëm. Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se kjo nuk është ajo që kishin në mend etërit themelues. Por gjëja e mirë sipas tij, është se republikanët nuk kanë qenë asnjëherë më të bashkuar se tani.

Për Tramp demokratët sapo kanë braktisur idenë qesharake të Muller – referuar hetimit për skandalin e Russiagate, dhe për këtë arsye tashmë merren me dy telefonatat mes tij dhe presidentit ukrainas

Kryetarja e kongresit amerikan Nensi Pelozi u shpreh se procedura për shkarkimin e presidentit Tramp do të vazhdojë. Në një fjalim që zgjati më pak se 6 minuta ajo deklaroi se tashmë pas dy muajsh hetimesh është e qartë se presidenti ka shkelur betimin e tij duke I bërë presion një fuqie të huaj, për të marrë ndihmë për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës.

Pelozi shtoi se demokracia amerikane është në rrezi dhe se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk lë asnjë alternativë, pasi po përpiqet të manipulojë dhe një herë më shumë zgjedhjet në avantazhin e tij. Ajo synon që të votohet për shkarkimin e Tramp para Krishtlindjeve në mënyrë që senati amerikan të mund të procesojë Tramp në muajin janar. Veprimet presidentit kanë shkelur rëndë kushtetutëb, përfundoi Pelozi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!