Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manaj kthehet me gola/ Sulmuesi më në fund tregoi sërish talentin e tij

schedule12:34 - 26 Mars, 2025

schedule 12:34 - 26 Mars, 2025

Duhet ta brejë thellësisht ndërgjegja që e ka shpërdoruar veten kaq shumë.

Rej Manaj, me klasin që ka, duhej të ishte shumë më lart në hierarkinë e kombëtares shqiptare, por edhe të futbollit europian, por ndoshta ende ka kohë që të ngjitet drejt kulmit.

Sulmuesi, sot 28-vjeçar, që u përcaktua si “bir I përzgjedhur” tek Interi, që kur luante për ekipin Shpresa, e ka treguar ku këtu, e ku atje, talentin e tij të veçantë, duke shënuar gola të rrallë.

Kush e harron rrjetën për Barcelonën B, pasi kaloi këdo që nga mesi I fushës?

Po driblimin e jashtëzakonshëm në fushën e Moldavisë, në fitoren 4-0 të kombëtares gjatë epokës Reja?

Ky sulmues, që sot cilësohet si një “Mbret” nga tifozët e Sivasporit në Superligën e Turqisë, u kthye më në fund me gol në kombëtare pas shumë kohësh.

Dy rrjetat ndaj Andorrës ishin përcaktuese për fitoren 3-0, dhe futbollisti u duk më në fund tepër I orientuar në fushë, sikur të ishte në shtëpinë e tij.

Tashmë, ai ka 10 goditje të sakta në portë, bashkë me 3 asistë, në 40 ndeshje.

Edhe pse nuk e ka ende efikasitetin e një Sokol Kushte, Ilir Përnaske apo Armando Sadiku, me një gol në çdo tri ndeshje, Manaj ka mesataren 0.25 gola për ndeshje, më të mirë se të gjithë shënuesve të tjerë në kombëtare.

I duhen edhe 3 rrjeta për të arritur Cikalleshin e Skelën në podiumin e rekordmenëve kuqezinj, ndërsa Alban Bushi ka 14, dhe i vetëm në krye Erion Bogdani me 18.

Njeriu që realizoi edhe kur veshi fanelën e ekipit të parë të Barcelonës gjatë fazës përgatitore, nuk do të harrohet për golin me roveshatë në stërvitje, në prag të një Poloni-Shqipëri në 2021.

Po ashtu, kur realizoi me finte ndaj Moldavisë.

Në moshën 28-vjeçare ka ende shumë kohë përpara për të luajtur në një ligë të madhe të Europës, dhe për t’u bërë rekordmen i Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!