Parlamenti i Bosnje dhe Hercegovinës, zgjodhi të enjten kryeministrin e ri të vendit.
Zoran Tegeltija do të jetë kryetar i Këshillit të Ministrave në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.
Në fjalimin e tij Tegletija tha se rruga evropiane e vendit është çështja kryesore me të cilën do të merret gjatë ushtrimit të mandatit.
“Për më shumë se një vit, Bosnje dhe Hercegovina nuk ka arritur të formojë qeverinë. Është detyrim i ynë të kompensojmë kohën e humbur në periudhën e ardhshme”, tha Tegeltija.
Kryeministri i ri i Bosnjës, i takon Unionit Social Demokrat të udhëhequr nga anëtari serb i presidencës trepalëshe, Millorad Dodik.
Bosnje dhe Hercegovina ka qenë pa qeveri në nivel federal, për më shumë se një vit, pasi liderët e partive nuk arritën një marrëveshje pas zgjedhjeve.
Mospajtimet kryesore kishin të bëjnë me miratimin e Planit Vjetor Kombëtar, dokument që përafron vendin me Aleancën Veriatlantike (NATO)./abcnews.al