Korina e njohu Robertin sepse ishte shoku i ngushtë i vëllait të saj, dhe u martuan në vitin 1951.
Para se të shkonte në dasmën që fati do i bashkonte, Roberti punoi gjithë ditën në fermë për të korrur prodhimin në ara. Pastaj ndërroi rrobat dhe shkoi në kishë. Këtu ishte fillimi i historisë të këtij çifti që nuk rezistuan dot as një ditë larg njeri-tjetrit .
Por fati kishte rezervuar diçka tjetër për ta.
Korina Xhonson vdiq më 24 nëntor, në moshën 87 vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj vdiq vetëm një ditë më pas, më 25 nëntor, në moshën 85 vjeçare. Djali i tyre, Brent Xhonson, tha se të dy prindërit iu afruan vdekjes në mënyrë të paqtë.
“Gjatë gjithë jetës, ata kanë jetuar në një martesë të lumtur dhe gjithnjë pranë njëri-tjetrit”, tha ai për CNN. “Ndërsa gjithë pleqërinë e kaluan të dy bashkë, të pavarur nga fëmijët”./abcnews.al


