Ajax arriti një fitore të rëndësishme përballë Lille me datë 27 nëntor. “Harkëtarët” fituan 0-2 në Francë dhe golat e shënuan nga Hakim Ziyech dhe Quincy Promes. Një tifoz u fut në fushë për të takuar marokenin në një moment.
Ziyech e shpëtoi nga forcat e sigurisë, i dhuroi një përqafim emocionues, teksa në fund të ndeshjes vendosi t’i jepte bluzën e tij djaloshit. Gjithsesi, tifozi dhe familja e tij kanë vendosur të përfitojnë nga kjo dhuratë. Bluza e yllit të Ajax ka përfunduar në shitje në Ebay.
“Uniforma ka mbetur ekzaktësisht ajo që ishte”, shkruhet në përshkrim, teksa ka ardhur një ofertë prej 1020 eurosh për ta blerë atë. Dyshimet nëse është uniforma reale ekzistojnë, edhe pse dallohet stema e Champions League dhe gjurmët e baltës në të. /abcnews.al