Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërroi jetë në spital/ Të martën i jepet lamtumira e fundit babait të Hashim Thaçit

schedule11:20 - 17 Mars, 2025

schedule 11:20 - 17 Mars, 2025

Nesër do të varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.

Njoftimi u bë nga Komuna e Skenderajt, transmeton Klankosova.tv

Ceremonia e varrimit do të mbahet me fillim nga ora 15:00.



Tutje është publikuar edhe agjenda e plotë e aktiviteteve nën patronazhin e kryetarit Fadil Nura.

“Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi”, thuhet në njoftim.

Ende nuk dihet nëse Haga do ta lejojë Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Për këtë janë deklaruar nga Dhomat e Specializuara për Klankosova.tv

Zëdhënësi i DhSK-së Michael Doyle, për Klankosova.tv ka thënë se personave të paraburgosur iu lejohet të bëjnë kërkesë për arsye humanitare, por pa dhënë përgjigje konkrete se a do t’i jepet leje ish-presidentit të jetë i pranishëm në varrim apo jo.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla”, thuhet mes tjerash në përgjigje./klankosova

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!