Agron Tufa padit në gjykatë deputetin socialist Spartak Braho dhe ish-ambasadorin Tarifa

schedule16:53 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 16:53 - 5 Dhjetor, 2019

Riaktivizimi i sulmeve dhe  fyerjeve nga Spartak Braho dhe  Fatos Tarifa përmes artikujve të një të përditshme ka bërë që  Avokati  i Agron Tufës, Kujtim Cakrani të  depozitojë në Gjykatën Penale të Tiranës, padinë  ndaj deputetit socialist Spartak Braho dhe ish-ambasadorit Fatos Tarifa.

Avokati  i Agron Tufës Kujtim Cakrani bën me dije se ka  depozituar në Gjykatë Penale të Tiranës,  padinë  ndaj deputetit socialist Spartak Braho dhe ish-ambasadorit Fatos Tarifa.

Cakrani tha se shkak është bërë  riaktivizimi i sulmeve dhe fyerjes ndaj zotit Tufa përmes një  artikulli të 4 dhjetorit në një gazete të përditshme, pikërisht  24  orë pas lajmit që ky i fundit ka kërkuar azil politik në një vend të  BE-së.

Përgjegjësia e botimeve te Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Luljeta Lleshanaku tha se Agron  Tufa u largua pasi iu kërcënua familja.

Duke ju referuar artikullit të gazetës, Spartak Braho e  ka kërcënuar  dhe fyer edhe në distancë zotin Tufa.

Largimi i zotit  Tufa është komentuar edhe nga drejtori i fondacionit  “Konrad Adenauer” në Shqipëri gjate një aktiviteti të zhvilluar nga instituti për keqtrajtimin e grave gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Në mbledhjen e së hënës bordi drejtues  do të marrë  një  vendim për drejtuesin e ri të Insitutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit./abcnews.al