Eden Hazard u dëmtua në ndeshjen e Champions League, që Real Madrid barazoi 2-2 me PSG. Sulmuesi belg ka nisur fazën e rikuperimit, por nga Spanja raportohet së fundmi se futbollisti i transferuar nga Chelsea këtë verë nuk mund të luajë në El Clasico.
Hazard nuk mund të rikuperohet deri më 18 dhjetor, kur madrilenët udhëtojnë drejt Katalonjës për t’u përballur me Barcelonën. Zidane duhet të programojë lëvizjet në sulm, për të marrë maksimumin e pikëve me rivalët e përjetshëm.
Sulmuesi belg nuk është shqetësimi i vetëm për trajnerin e Real Madrid. Së fundmi ka shfaqur probleme edhe mbrojtësi Marcelo. Braziliani ka ndjerë dhimbje në pulpë dhe shpresohet që për të të mos ketë diçka serioze dhe të jetë gati për ndeshjen radhës. /abcnews.al