Juxhina Sotiri, e ftuar në ‘Ballkan Update’ u shpreh se angazhimi i Rutte në Ballkan vjen për t’I paraprirë kaosit dhe turbulencës që mund të vijë nga administrata Trump. Sipas saj, Rutte ka një marrëdhënie tjetër po aq sa me Serbinë dhe ka lëvizje për të finalizuar marrëveshjen e asosiacionit.
“Duke marrë parasysh kaosin dhe turbulencat e Trump. Angazhimi i Rutte është për t’i paraprirë diçkaje që mund të vijë më pas. Të gjitha marrëveshjet e dakordësuara ka ardhur momenti që të konkretizohen siç është dakortësuar. Rutte ka dhe një marrëdhënie tjetër po aq edhe me Serbinë, ai foli dhe për telefonata me Vuçiç i cili do e vizitojë në Bruksel. Po aq ka lëvizje dhe në zyrën e NATO-s në Beograd për të finalizuar marrëveshjen e asosiacionit.”
Vizitën e djalit të Trump në Beograd, Sotiri e komentoi si linjë të administratës Trump si dhe sugjeroi që dhe Kosova të kishte një qasje më ekonomike ndaj Trump.
“Kjo shkon në linjën e administratës Trump.
Në këtë mënyrë përpiqet të balancojë politikën e jashtme, kompani të ndryshme serbe kanë një peshë lobimi në administratën Trump. Nuk e di nëse duhej huazuar nga politikanë në Kosovë që të kenë një qasje më ekonomike. Kosova ka çfarë i ofron administratës Trump, Trepçja është një pasuri. Janë disa lëvizje që duhet të shkojnë paralelisht.”
/ abcnews.al

