Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Osmani kërkon anëtarësim në NATO/ Sotiri: Thirrja e saj, këmbanë alarmi për BE. Ka ende shtete që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës

schedule17:31 - 11 Mars, 2025

schedule 17:31 - 11 Mars, 2025

Për eksperten e çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes Juxhina Sotiri, thirrja e Osmanit për anëtarësim duhet të jetë një këmbanë për 4 vende që ende nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas saj, axhenda politike duhet të kthehet në një axhendë për shtetin dhe njohjen e tij.

“Unë mendoj që kjo thirrje që vjen nga Osmani duhet të jetë një këmbanë alarmi nga BE për katër vende që nuk kanë njohur Kosovën. Këmbanë edhe për forcën politike aktuale si Veëvendosja. Kosova ka një rrugë të gjatë përpara për njohjen e pavarësisë dhe transformimin e FSK si një forcë ushtarake për të ruajtur sovranitetin e Kosovës.

Kosova tashmë në këto 4 vite ka pasur një instalacion politik, është momenti që axhenda politike të kthehet në një axhendë për shtetin  dhe njohjen e tij. Shoh një ngërç në dialogun e brendshëm politik.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!