Analisti Ergys Mërtiri e cilësoi thirrjen e Sali Berishës ndaj nxënësve për të lënë mësimin si problematike dhe aspak të denjë për një opozitë. Në një intervistë për “Newsline”, ai tha se një faktor politik nuk mund të vihet në anën e sjelljeve të pashëndetshme të fëmijëve për të bërë opozitë.
“E shoh problematike që një faktor politik të rreshtohet në anën e TikTok kundër shkollës. Pavarësisht se nuk jam dakord për mbylljen e TikTok dhe e shoh si lojë politike dhe përpjekje për të zgjidhur problemet me edukimin e të rinjve, problemet e edukimit i shoh si faj të kryeministrit dhe jo të TikTok. Tiktok është një mjedis çedukues për fëmijët, por më saktë mënyra se si shoqërizohen fëmijët në mungesë të thellë të kontrollit nga ajo që i bën të rrezikuar. Gjithsesi shkollat dhe institucionet arsimore duhet të jenë në luftë me mjetet e komunikimit në të cilët fëmijën ekspozohen. Shkolla duhet të bëjë balancë ndaj rrjeteve sociale, mediave, grupeve të repistëve apo nënkulturave që i thërrasin fëmijët drejt sjelljeve devijante.”, tha Mërtiri.
Sipas tij, një opozitë e vërtetë duhet të merren me problemin real të fëmijëve.
“E shoh problematike por momenti kur një forcë politike apo faktor politik vihet në anën e TikTok dhe sjellje që janë të pashëndetshme për fëmijë. Do të doja që opozita e vërtetë do të vinte gishtin te shkolla, te mungesa e punës së duhur për fëmijët. Por të shohësh një opozitë që bëhet nën anën e TikTok, asaj që e quan liri të fëmijëve për mjetet e komunikimit, më duket të jesh në anën e gabuar të problemit. Ajo çfarë po bën Berisha në lidhje me nevojën e tij për opozitë në kushtet kur nuk bën dot opozitë, dhe mua më duket diçka e dobët që përdor këto fenomene për të bërë opozitë. Fëmijët nuk kanë hallin e Berishës, dhe Berisha iu ledhaton qejfet fëmijëve që janë të pashëndetshme thjesht për hallet e veta.”, shtoi ai./abcnews.al

