Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Parlamenti Evropian, zyrë në Shqipëri/ Rama: Shqipëria, pikë referimi. Moment tjetër i mirë për pozicionin tonë ndërkombëtar

schedule08:40 - 11 Mars, 2025

schedule 08:40 - 11 Mars, 2025

Parlamenti Europian ka njoftuar se do të hapë një zyrë të re në Shqipëri, duke theksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e lidhjeve me Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një vlerësim të jashtëzakonshëm, dhe një tjetër moment të rëndësishëm për pozicionin ndërkombëtar të vendit.

Kreu i qeverisë zbuloi gjithashtu se më 15 Maj, një ditë para Samitit të Komitetit Olimpik që do të mbahet në Tiranë, liderët e BE do të mbajnë një darkë zyrtare në vendin tonë.



Zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë, e cila do të shërbejë si pikë kyçe kontakti mes PE dhe parlamenteve kombëtare të shoqërisë civile dhe të gjithë partnerëve lokalë në Ballkanin Perëndimor. PE që vendos të hapë zyrën e tij në një narkoshtet, si ka mundësi? Dhe për të qenë shumë të qartë, Parlamenti Evropian me hapjen e kësaj zyre konfirmon një strategji më të mirë të BE dhe nga ana tjetër, përcakton pa diskutim Shqipërinë si pikë referimi jashtë perimetrit të BE dhe si vendin që së shpejti do të jetë anëtare e BE. PE ka tre zyra aktualisht, në New York për marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara, në Jakarta për Zinë Juglindore dhe në Addis Abeba për marrëdhëniet me Bashkimin Afrikan.

Sot Shqipëria dhe Tirana bëhen vendi mikpritës i zyrës së re të Parlamentit Evropian, një zyrë tjetër me gjasë do ta hapë edhe në Moldavi për të mbuluar pjesën në kufi me Rusinë. Ky është vlerësim i jashtëzakonshëm, moment tjetër shumë i mirë për pozicionin tonë ndërkombëtar dhe kemi filluar paralelisht përgatitjet për samitin e madh të komitetit politik më 16 maj. Përpara samitit, të gjithë liderët kanë vendosur të vijnë me 15 maj për një darkë punë me mua dhe liderët e tjerë të Ballkanit. Pra, 15 do të mikpresim liderët e KiE dhe të BE, dhe me 16 do të vijnë liderët e të gjithë kontinentit me përjashtim të Rusisë”, tha Rama./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!