Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Talenti pa dritën e syve, adoleshenti i verbër luan në piano dhe krijon poezi

schedule15:56 - 8 Mars, 2025

schedule 15:56 - 8 Mars, 2025

Janë tinguj, që Frenki Sulajn e shoqërojnë çdo ditë të jetës, prej më shumë sesa 10 vitesh.

Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij, 17-vjeçarin të apasionuar pas muzikës dhe pianos, jeta e ka sprovuar që foshnje. Një lindje e parakohshme i ndikoi në humbjen e shikimit kur ishte një foshnje 4 muajsh, por, kurrsesi dashurinë për muzikën, me të cilën jeton me të që prej moshës 7 vjeçare.

“Shikimin e kam humbur për shkak se kam lindur para kohe, kur kam qenë vetëm 4 muajsh. Nuk i kam kushtuar shumë rëndësi kësaj mungesës së shikimit, edhe prindërit më kanë rritur me këtë idenë që thjeshtë unë jam një fëmijë i veçantë. Që prej moshës 7 vjeçare me zyshë Sofinë, e cila më ka mësuar artin e bukur të muzikës. Që atëherë ka zënë një vend të veçantë në zemrën time, është një hobi”, thotë ai.

Edhe pse nuk e ka parë kurrë, Frenki botën na e përshkruan me plotë ngjyra, nëpërmjet penës. I riu nuk jeton vetëm me muzikën, por pjesë e pandarë e tij është bërë edhe pena. Sot numëron dhjetëra poezi, të krijuara, teksa tregon se natyra është frymëzimi dhe shoqëruesi i tij më i mirë në vargje.

“Kjo dhuntia e penës më ka lindur që kur kam qenë në klasë të gjashtë, që  kur në lëndën e Letërsisë mësoja për, Ditarin e Ana Frankut, pra kemi pasur vepra goxha me peshë të rëndësishme. Unë nuk bëj dedikime, shkruaj dhe frymëzohem nga imagjinata ime për natyrën, nga letërsia romantike. Poezia ime kjo është, përshkrim i natyrës, emocioneve që unë ndjejë”.

Pranvera, është krijimtaria e tij më e fundit, dhe këto janë disa prej vargjeve të saj.

Frenki është nxënës në vitin e dytë  në gjimnazin “Petro Nini Luarasi“ në kryeqytet, një djalosh me vizion dhe plotë ëndrra për të ardhmen. Ai dëshiron të studio jashtë për drejtësi.

“Ëndrra ime është të studioj jashtë, ëndrra ime është të prek lëndët e mija të preferuara që t’më çojnë tek Drejtësia apo Shkenca Sociale. Mendoj se bota jonë dita ditës po bëhet i padrejtë, dhe mendoj se një njeri i vetëm nuk mund të ndryshojë gjithçka, por mund të ndryshoj pak gjëra të mjaftueshme për tu bërë të dukshme. Unë do doja të bëja ç’është e mundur të hiqja disa padrejtësi nga kjo botë që meriton shumë më shumë, dhe i jepet shumë pak”.

“Sigurisht që kam rënë pre e bullizmit në shoqëri, por se kam lejuar veten të bie pre e kësaj, jam bërë më i forte”, tregon Frenki, teksa iu drejtohet të rinjve me këtë mesazh.

“Mos e leni kurrë talentin, pasionin e vullnetin të izoluar, lëreni botën të shikojë të mahnitet nga ty”, shprehet ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!