Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

schedule08:18 - 8 Mars, 2025

schedule 08:18 - 8 Mars, 2025

Në mbarë botën sot përkujtohet 8 Marsi, “Dita Ndërkombëtare e Gruas” për të nderuar sakrificat dhe përkushtimin e të gjitha grave në familje, shoqëri, në punë dhe kudo.

“Dita Ndërkombëtare e Gruas’’ (IWD) lindi nga lëvizja punëtore. Hapat e parë të të drejtave të grave datojnë që prej vitit 1908, kur 15 000 gra marshuan në qytetin e Nju-Jorkut duke kërkuar “orë më të shkurtra pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës’’.

Ideja për ta bërë atë një ngjarje ndërkombëtare erdhi nga Clara Zetkin, një aktiviste dhe mbështetëse e të drejtave të grave.

Në vitin 1910 ajo e ngriti kauzën në Konferencën Ndërkombëtare të Grave Punëtore në Kopenhagë, ku kauza e saj u mbështet njëzëri nga 100 gra nga 17 vende që merrnin pjesë në konferencë.

Pikërisht 1910 u vendos që çdo 8 Mars të përkujtohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas.  Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e Nju-Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Kombet e Bashkuara (OKB) filluan të festojnë ngjarjen në vitin 1975. Tema e parë e miratuar nga Kombet e Bashkuara (në vitin 1996) ishte “Festoni të kaluarën, planifikoni për të ardhmen”.

Në Shqipëri për herë të parë 8 Marsi u kremtua në vitin 1942 në grupe të vogla grash dhe njihet edhe si Dita e Nënës.

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile e cilësojnë si një ditë për të theksuar progresin e bërë, por edhe për të vënë në pah të drejtat dhe liritë e grave në mbarë botën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!