Lideri i UKIP, partisë anti BE në Brtaninë e Madhe, ka lënë të fejuarën e tij si dhe e përjashtoi nga partia pas publikimit në media të mesazheve të saj ku ofendonte të fejuarën e princ Harry për shkak të origjinës së saj.
Lideri i partisë britanike anti BE, UKIP, Henry Bolton, ka braktisur të fejuarën e tij ish modelen 25 vjecare Xho Marnei, pas komenteve raciste që kjo e fundit bëri ndaj të fejuarës së princ Harryt, Meghan Markle. Lajmi është konfirmuar nga BBC online. Marnei kërkoi falje për gjuhn e përdorur duke thënë se fjalët e saj ishin hequr nga konteksti i vërtetë.
I zgjedhur në muajin shtator në drejtim të partisë anti emigracion, 54 vjecari Bolton konfirmoi në profilin e tij Tuiter se e fejuara e tij ishte përjashtuar edhe nga partia pas mesazhet në fjalë që ajo ia kishte dërguar një miku të saj u publikuan nga Mail on Sunday. Ajo shkruante se amerikania Markle, nëna e së cilës ëshët afroamerikane, e ka trurin e vogël, është një aktore idiote të cilën nuk e njeh njeri dhe që me farën e saj do të ndosë familjen mbretërore. Më pas ajo vazhdon duke paralajmëruar se shumë shpejtnë Britaninë e madhe do të vijë koha e një kryeministri musliman dhe një mbret Zi. Sipas saj kjo nuk është e pranueshme, pasi Mbretëria e bashkuar nuk është afrikë. Në fund ajo deklaron se nuk do të kishte asnjëherë marrëdhënie intime me një njeri me ngjyrë pasi ata janë të shëmtuar./abcnews.al